Lajme

Selmanaj: Specialja t’i lirojë dhe tu kërkojë falje Gucatit e Haradinajt

05/18/2022 10:03
nga:G B

Ish deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë se sot pret që të lirohen Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati dhe Gjykata Speciale të kërkojë falje, përcjell Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook,  ai ka thënë se Haradinaj ishte arrestuar dhe dënuar bashkë me pothuajse komplet familjen në vitin 1981, ndërsa që arrestimi në vitin 2020 ishte i rëndë dhe shokues.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot Gjykata Speciale duhet t’i kërkojë falje Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit!

Një arrestim i turpshëm i ‘drejtësisë’ ndërkombëtare që kishte ndodhur në shtator të vitit 2020, sot duhet që të lirohen Nasim Haradinaj e Hysni Gucati!

Më e pakta që sot duhet dhe presim të ndodh, lirimi i tyre dhe një kërkim falje nga ana e ‘Gjykatës Speciale’!

……………………..

Çfarë ironie dhe padrejtësie. Në vitin 1981 ishte arrestuar dhe dënuar bashkë me pothuajse komplet familjen.

Në vitin 2020 me e pa arrestimin e Nasim Haradinajt është e rëndë e shokuese!

Veprimtaria atdhetare e Nasim Haradinajt nisë në vitet 80-ta e nuk ndalët deri në përfundim të luftës.

Një jetë me veprimtari e sakrifica, vuajte e persekutime!

Por, që kurrw nuk e kisha besu që kjo mund t’i ndodh në vitin 2020.

Se di ka po shkojmë????

………………………

Me 8 shkurt të vitit 1980 në Gllogjan kishim themeluar organizatën ilegale “Shqiponja”, Nasim Haradinaj, Mustafë Bajramaj, Sokol Mustafaj, Rexhep Mehmetaj e Rasim Selmanaj.