Lajme

Selmanaj: Sot është dita e 50 që shteti i Kosovës është nën sanksionet e BE-së, Kosova nuk e meriton këtë qeveri

08/17/2023 21:11
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se sot është dita e 50 që shteti i Kosovës është nën sanksionet e BE-së, raporton GazetaBlic.

Selmanaj thotë se Kosova nuk e meriton këtë qeverisje dhe sipas tij populli ynë nuk e meriton këtë ndëshkim.

Shkrimi i plotë:

Sot është dita e 50 që shteti i Kosovës është nën sanksionet e BE-së.

Nuk po flasim për Korenë e Veriut,Rusinë, Bjellorusinë, Venezuelën apo Kubën, fatkeqësisht po flasim për shtetin tonë, për Kosovën tonë, për projektin e mbështetur fuqishëm nga aleanca euro-atlantike.

Regjimet dhe logjikat autoritare duhet të mbesin relikte të së kaluarës.

Kosova nuk e meriton këtë qeveri dhe qeverisje.

Populli i Kosovës nuk e meriton këtë ndëshkim.