Lajme

Selmanaj: Shqetësuese që pjesë e planit të Serbisë u bë qeveria e Kosovës me Kryeministër Kurtin

11/05/2022 19:42
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, përmes një reagimi në facebook tha se largimi i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka qenë projekt disa vjeçarë i politikës fashiste të Serbisë.

Selmanaj thotë se është shetësuese që pjesë e këtij plani me ose pa vetëdije është bërë edhe qeveria e Kosovës me Kryeministër Kurtin.

“Qëllimi i këtij projekti është që procesi 10 vjeçarë i dialogut të shpallet i dështuar, dhe të gjitha marrëveshjet e arritura të anulohen. Kjo pastaj do nxirrte nevojën për organizimin e një Konference Ndëkombëtare e cila do vendoste në tavolinë të gjitha opcionet e mundshme dhe me këtë do e legjitimonte narrativen e Serbisë që shteti i Kosovës është projekt i pa përmbyllun.Kjo do ishte fatale për shtetin tonë. Kjo do vinte në dilemë pakon e Ahtisarit, Aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbi 100 njohjet si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 2010 e cila kishte vulosur ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me konstatimin se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare” shkruan Selmanaj raporton Gazeta Blic.

Selmanaj tutje thekson se vetëm kordinimi shumë i ngushtë me SHBA-te dhe aleatët perëndimorë mund t’i jep epilog marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë -Serbi.

Sipas tij, çdo aventurë tjetër do rezultojë me dëme të mëdha për shtetin tonë.

Reagimi i plotë:

Largimi i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, ka qenë projekt disa vjeçarë i politikës fashiste të Serbisë.

Ajo çka është tepër shqetësuese tanimë pjesë e këtij plani me ose pa vetëdije është bërë edhe qeveria e Kosovës me Kryeministër Kurtin.

Qëllimi i këtij projekti është që procesi 10 vjeçarë i dialogut të shpallet i dështuar, dhe të gjitha marrëveshjet e arritura të anulohen. Kjo pastaj do nxirrte nevojën për organizimin e një Konference Ndëkombëtare e cila do vendoste në tavolinë të gjitha opcionet e mundshme dhe me këtë do e legjitimonte narrativen e Serbisë që shteti i Kosovës është projekt i pa përmbyllun.

Kjo do ishte fatale për shtetin tonë. Kjo do vinte në dilemë pakon e Ahtisarit, Aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mbi 100 njohjet si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me 2010 e cila kishte vulosur ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me konstatimin se “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Mos të harrojmë faktin se serbët janë bërë pjesë e policisë së Kosovës, sistemit gjyqësorë e prokurorial, doganave dhe institucioneve tjera, jo me dëshirën e tyre dhe të Serbisë, por pas presionit të madh dhe ndërmjetësimit ndërkombëtarë.

Prandaj të nderuar qytetarë vetëm kordinimi shumë i ngushtë me SHBA-te dhe aleatët perëndimorë mund t’i jep epilog marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Çdo aventurë tjetër do rezultojë me dëme të mëdha për shtetin tonë.
DS.