Lajme

Selmanaj: Nagip Krasniqi shpërfillte ZRrE-në, bënte interpretime vetanake të ligjit

08/22/2024 22:11
nga:Y I

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj në emisionin “Paradoks”  ka folur për aktakuzën e ngritur ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit

Deputeti Selmanaj ka kujtuar kohën kur si kryetar i komisionit hetimor për çështjen e energjisë elektrike, kishte intervistuar Nagip Krasniqin.

“Befasohesha me qasjen e Nagip Krasniqit që sot ka aktakuzë, dhe unë kur i them a e keni pasur informatën se ZRrE-ja ju njofton që kjo kompani nuk ka licencë, thotë po, unë i thash: “dhe ju keni vazhduar me tregti, po më tha kam vazhduar, kur e pyeta përse më tha: ‘Unë nuk i subordinohem ZRrE-së, unë e kam rrugën time, unë i thash: ‘Por ZRrE-ja është autoriteti, nuk është rruga jote, nuk është vendimmarrja jote për këtë çështje”, ka thënë Selmanaj.

“Ai kishte zgjedhur një rrugë të interpretimit vetanak të ligjit, do të thotë se ai kishte menduar se në momentin që ka fituar VV-ja zgjedhjet, kanë menduar se edhe ligjet dhe kushtetutën mund ta interpretojnë siç duan vetë”, ka thënë Selmanaj.