Lajme

Selmanaj: Kushdo që pretendon se ka “Arkiva” të UÇK-së, ka rënë në grackën shoviniste të Serbisë

09/09/2021 22:54
nga:M K

Driton Selmanaj ka kritikuar negociatorin e dialogut teknik të palës kosovare, Besnik Bislimin për çështjen e arkivave.

Sipas Selmanajt, kushdo që pretendon se ka “arkiva” të UÇK-së dhe zotohet t’i hap ato, po vepron kundër Kosovës dhe ka rënë me këmbë e duar në grackën e agjendës shoviniste serbe, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kushdo që pretendon që ka “Arkiva” të UÇK-së dhe zotohet kinse ti hap ato, po vepron kundër Kosovës dhe ka rënë me këmbë e duar në grackën e agjendës shoveniste të Serbisë. Përpjekja e tillë është e kahershme por asnjëherë nga pala shqiptare nuk ka pas njerëz që kanë pranuar të hyn në këtë agjend tejet dashakeqe për vendin tonë.
Duhet ta dijnë të gjithë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vlera më sublime e popullit shqiptarë dhe si e tillë do të ruhet dhe mbrohet nga kushdo që provon ta dëmtojë ate, qoftë ai edhe kryeministri apo zëvendëskryeministri i Kosovës.

/GazetaBlic/