Lajme

Selmanaj: Kurti thoshte se qytetarët po flenë mbi thëngjill, me ardhjen në pushtet rryma u shtrenjtua gati 100%

10/24/2024 13:11
nga:G C

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Driton Selmanaj ka kujtuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti si opozitar kur deklaronte se qytetarët e Kosovës po flenë mbi thëngjill. Me ardhjen e tij në pushtet, sipas Selmanajt, energjia elektrike në Kosovë u rrit për gti 100 për qind.

“Ne qysh me kohë kemi ngritur shqetësimet tona, jemi bërë e më shumë së pesë debateve parlamentare, kemi udhëhequr komisionin hetimor. Po ashtu kemi bërë edhe kallëzim penal, por fatkeqësisht, asnjë përgjegjësi e vetme politike nga kjo qeveri. Nëse mbani mend zotin Kurti dikur kur thoshte që populli i Kosovës dhe njerëzit e Kosovës po rrinë mbi thëngjill, mbi linjit dhe po paguajnë rrymën shumë shtrejt. Me të ardhur në pushtet, krejt çka ndodhi: energjia elektrike në Kosovë u rrit për 100 për qind pothuajse.” – tha deputeti i LDK-së.