Lajme

Selmanaj: Kurti, dialogun dhe veriun po dëshiron t’i përdorë si tema nacionaliste për zgjedhje

02/09/2024 08:01
nga:Sh R

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se është interes kombëtar i Kosovës që procesi i dialogut me Serbinë të përfundojë.

Ai ka thënë se është e qartë se Serbia nuk dëshiron që ky proces të përfundojë, por që ka thënë se Kosova ka interes ta përmbyllë dialogun.

Por, Selmanaj në “InfoNata” në Tëvë 1, tha se po sheh që Kurti nuk ka interesim që dialogu të përfundojë.

“Interesi kombëtar i Kosovës është që ky proces të zgjidhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë, unë po shohë që sjellja e Albin Kurit dhe kësaj qeverie po shkon në drejtim që kjo çështje të mos mbyllet. Unë kisha dashtë që ky kryeministër për shkak të fuqisë që ka t’i iptet fund këtij procesi dhe pastaj të shkojmë edhe në zgjedhje”, tha Selmanaj.

Ai ka thënë se Kurti dialogun dhe veriun po dëshiron t’i përdorë si tema nacionaliste për zgjedhje.

Selmanaj ka thënë se Kurti, nuk do të arrijë të ketë fitore tjetër si ato të 14 shkurtit me 2020.

“Po dëshiron që edhe një palë zgjedhje, përmes veriut përsëri si temë nacionaliste të provojë të mashtrojë masa edhe njëherë”, tha ai.