Lajme

Selmanaj: Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe maturi shtetërore dhe jo për eksperimente!

12/27/2025 21:40
nga:Y I

Kandidati për deputet i LDK-së me numër 25, Driton Selmanaj, përmes një shkrimi në Facebook tha se institucionet janë lodhur, besimi është cenuar dhe se qytetari ka mbetur pa përfaqësim serioz.

Selmanaj potencoi se mbështetja që mori gjatë fushatës ishte një mesazh i qartë, Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe maturi shtetërore dhe jo për eksperimente.

“LDK është forca që ka ndërtuar institucionet dhe që di t’i rikthejë ato në funksion të qytetarit dhe vendit.Bashkë me LDK- në, jam i gatshëm edhe unë ta vë sërish përvojën time në shërbim të vendit, me integritet, përgjegjësi dhe pa kompromis me interesin publik.Prandaj, ju bëj thirrje që nesër të votoni LDK-në dhe të më votoni mua me numrin 25, për një përfaqësim serioz, të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm” shkruan Selmanaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Të dashur e shumë të nderuar miq

Përvoja në shërbim të shtetit më ka mësuar se i njejti nuk mbahet me improvizime, por me vendime të përgjegjshme, konsistencë, përvojë dhe llogaridhënie.
Këto vite kemi parë mjaft retorikë dhe pak rezultat.

Institucionet janë lodhur, besimi është cenuar, ndërsa qytetari ka mbetur pa përfaqësim serioz.

Mbështetja që mora gjatë kësaj fushate ishte një mesazh i qartë: Kosova ka nevojë për stabilitet politik dhe maturi shtetërore dhe jo për eksperimente.

LDK është forca që ka ndërtuar institucionet dhe që di t’i rikthejë ato në funksion të qytetarit dhe vendit.

Bashkë me LDK- në, jam i gatshëm edhe unë ta vë sërish përvojën time në shërbim të vendit, me integritet, përgjegjësi dhe pa kompromis me interesin publik.

Prandaj, ju bëj thirrje që nesër të votoni LDK-në dhe të më votoni mua me numrin 25, për një përfaqësim serioz, të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen.

Kjo është përgjegjësi dhe jo premtim.

#ldk 1️⃣2️⃣3️⃣ #dritoni 2️⃣5️⃣