Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, për shkrimin e tij për Gjingjiqin, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në raport me Kosovën dhe shqiptarët, Vuçiqi, Tadiqi, Gjingjiqi, Millosheviqi, Ivanoviqi, Çubrilloviqi, Rankoviqi, dhe shumë të tjerë, janë të NJEJTË!
Ai ka shtuar se lufta e tyre ka qenë kundër qenies tonë si komb.
Postimi i tij i plotë:
Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne, në raport me Kosovën dhe shqiptarët, Vuçiqi, Tadiqi, Gjingjiqi, Millosheviqi, Ivanoviqi, Çubrilloviqi, Rankoviqi, dhe shumë të tjerë, janë të NJEJTË!
Lufta e tyre kundër qenies tonë si komb, është doktrina që i përbashkon të gjithë.


