Lajme

Selmanaj i reagon ashpër Bislimit: Bëre politikë me të pagjeturit për një grusht vota

01/26/2024 19:49
nga:Y I

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj numrit dy të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se tashmë ka synim që LDK-në ta dërgojë në shifër një shifrore në zgjedhje.

Selmanaj thotë se VV e kishte linquar për punën e të pagjeturve, meqë siç thotë Selmanaj, Qeveria Hoti e kishte vendosur si temë të parë në proces të dialogut.

Deputeti i LDK-së shkruan se kur sot Bislimi u përball me pyetjen e deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, për deklaratat e tij të mëhershme se “Me VV-në në Qeveri s’do të ketë dialog pa u gjetur edhe i pagjeturi i fundit”, Bislimi ka zgjedhur që të përgjigjet sikur çështja në fjalë të jetë pjesë e strategjisë zgjedhore.

Deputeti Selmanaj thotë se kushdo që provon të bëjë politikë me të pagjeturit, hakmarrja e tyre do t’i ndjekë kudo.

Sipas deputetit të LDK-së, Bislimi është në gjendje të bëjë politikë me të pagjeturit për një grusht votash dhe s’meriton të jetë në politikë.

Reagimi i plotë: