Lajme

Selmanaj-Haxhiut: Nuk është larg me të pa prapa grilave edhe ty!

04/26/2023 14:35
nga:Y I

Seanca plenare e Kuvendit po vazhdon me replika dhe kundëreplika mes deputetëve të opozitës dhe pozitës, në lidhje me arrestimin e ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, duke folur në lidhje me këtë çështje tha se është çuditur nga forma se si ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po e mbron Krasniqin.

Ai tha se nuk është larg me e pa prapa grrilave edhe Haxhiun.

“Mënyra qysh po e mbroni. Për besë nuk o larg me të pa prapa grilave edhe ty”, i tha Selmanaj-Haxhiut në Kuvend raporton Gazeta Blic.