Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, me anë të një statusi në Facebook e ka cilësuar si të papranueshëm dhe anti-human largimin nga përfitimi i veteranëve të luftës dhe disa kategorive të caktuara të shoqërisë, që vjen si rezultat i rritjes së pagës minimale.
“Largimi nga përfitimi që vjen si rezultat i rritjes së pagës minimale për veteranët e luftës, personat e verbër, personat me paralizë totale dhe personat me paralizë të pjesëshme (gjysmën e poshtme të trupit), është e papranueshme dhe anti humane”, ka shkruar Selmanaj.
Ai mëtutje tha “se si qytetarë dhe shoqëri duhet të reagojmë ndaj papërgjegjësisë dhe paditunisë qeveritare”.
“Qeveria dhe institucionet e zgjedhura e kanë obligim që të kujdesen për të gjitha shtresat shoqërore dhe kurrsesi të punojnë e veprojnë kundër tyre”, shkroi Selmanaj.


