Lajme

Selimi takohet me Kurtin, ky është qëndrimi i AAK-së për Vettingun

06/30/2022 10:46
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me ish ministrin e Drejtësisë Selim Selimi, si përfaqësues i  AAK-së, ku kanë diskutuar për Vettingun, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic Lulëzim Blaka zëdhënës i AAK-së, i cili ka thënë se Selimi ka dhënë qëndrimin e AAK-së se Vettingu është proces i rëndësishëm dhe se ka përkrahjen e kësaj partie.

Por, sipas tij, AAK nuk beson që procesi mund të ketë sukses, pa konsensus të plotë të brendshëm politik.

“Në takim me kryeministrin Kurti për Vetingun, Aleanca është përfaqësuar nga ish Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, u paraqit qëndrimi jonë se AAK këtë proces e konsideron të rëndësishëm dhe i jep përkrahje. Sidoqoftë, AAK nuk ka besim që procesi të ketë sukses pa koncensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e KGJK dhe KPK, pa mbështetjen e ShBA dhe BE dhe pa përfilljen në përpikmëri të qëndrimeve të Komisionit të Venedikut”, ka thënë Blaka për Gazeta Blic.