Lajme

Selimi për shkollën në Gjakovë që ndaloi shaminë: Nuk e di çka është bërë, të drejtat e njeriut janë absolute!

04/08/2022 19:25
nga:Genita C

Ish ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar ndaj rastit ku në shkollën e Mesme Teknike ”Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, ishte vendosur një shenjë ku tregonte se ndalohet mbulesa e vajzave në shkollën e mesme teknike në Gjakovë, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se kjo shkollë ka degraduar lirinë e besimit.

Selimi shpreson se janë marrë masa, teksa thekson të drejtat absolute të njeriut.

“Nuk e di çka është bërë në Komunën e Gjakovës në rastin e paraqitjes eksplicite për shkelje të drejtave të njeriut, ku një shkollë ka degraduar lirinë e besimit duke proklamuar haptas ndalimin e shamisë. Shpresoj që janë marrë masa. Të drejtat e njeriut janë absolute!”, shkroi Selimi.