Lajme

Selimi për protestën në Tiranë: Çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë

10/16/2025 15:02
nga:Sh R

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Selimi ka dhënë mbështetje për protestën që do të mbahet të premten në Tiranë për të përkrahur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Selimi ka theksuar se çdo kundërshtim ndaj padrejtësisë është një shans më shumë për drejtësinë.

“Le të protestohet që t’i sigurohet hapësirë drejtësisë. Kundër padrejtësisë jo vetëm sot, gjithmonë”, ka shkruar ajo në Facebook.