Ish-ministri Selim Selimi, ka thënë se LDK-ja e ka një hise të madhe në raportet e ShBA-së me Kosovën.
“Ibrahim Rugova, Abdullah Hoti, lidhjet e LDK-së me Amerikën janë të thella dhe rrënjësore”, ka thënë Selimi.
Sipas Selimit, liderishipi i LDK-së duhet të jetë më i zëshëm, pasi siç thotë ai, kryetari Abdixhiku e ka e ka nënkontraktuar këtë raport me zonjën Osmani.
Sipas tij, Kurtin në dyert e mëdha të ShBA-së e ka futur presidentja Osmani.
“21 ditë Albin Kurti u shëtit në Amerikë, nuk pati ndonjë takim substancial, mendoj që Osmani e futi në këto dyer të mëdha”, ka vijuar Selimi në RTV Dukagjini.


