Lajme

Selimi: Nga ato çfarë po dëgjoj s’ka marrëveshje, emisarët po përpiqen të shpëtojnë përpjekjet e tyre

03/18/2023 19:59
nga:Arsim Buxhovi

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër po vazhdon ende dhe ka hyrë në orën e nëntë dhe lidhur me atë çfarë po ndodh brenda sallës së negociatave ka shkruar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi.

Ai thotë se nga informacionet e dëgjuara në këto momente është që s’ka marrëveshje dhe se emisarët janë duke u angazhuar fuqishëm për të shpëtuar përpjekjen e tyre për marrëveshje.

“Ajo që po dëgjoj në këtë moment nga Ohri është se nuk ka “asnjë marrëveshje”. Të dërguarit që punojnë shumë për të shpëtuar përpjekjen”, ka shkruar Selimi.