Lajme

Selimi ndan foto të rralla të Thaçit pas kthimit nga Rambujeja, shihet në diskutim me Robin Cook

03/11/2026 11:18
nga:Genita C

Ish ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka ndarë disa fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi, pas kthimit të tij në Kosovë nga Rambujeja.

Selimi në postimin e tij ndan edhe foto nga takimi i Thaçit me ish me ish-Sekretarin e Jashtëm britanik Robin Cook.

‘’Rrallë të publikuara, fotografi të udhëheqësit politik fitimtar të UÇK-së, Hashim Thaçi, gjatë kthimit në Kosovë në fillim të verës së vitit 1999. Fotografitë nga ditët e para përfshijnë edhe takimin e tij me ish-Sekretarin e Jashtëm, Robin Cook. Fotot nga Christopher Morris. Ne presim që Thaçi të kthehet përsëri fitimtar’’, ka shkruar Selimi.