Lajme

Selimi i drejtohet Arben Vitisë: Ministër a Prishtinën a vaksinën?

08/29/2021 17:20
nga:Gazeta Blic

Ish- ministri i drejtësisë Selim Selim ka reaguar për gjendjen e rënduar nga Covid-19.

Kritika të rënda ka drejtuar drejt ministrit të Shëndetësisë dhe Qeverisë.

Ai bëri thirrje që të vaksionohen qytetarët në masë dhe të shtojnë më shumë pika të vaksinimit.

Madje ai e ka pyetur ministrin Arben Vitia a Prishtinën a vaksinën?

“Shfrenimi i Qeverisë Kurti, duke e injoruar vaksinimin e qytetarëve, po sjell pasoja katastrofale për qytetarët tanë.

36 qytetarë humbën jetën sot dhe dhjetëra të tjerë gjatë ditëve të fundit. Kjo gjendje kërkon reagim dhe mobilizim të përgjithshëm, e jo shkurtime buxhetore për mantilbardhët.
Qeveria të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të mjekëve dhe teknikëve me njësi mobile që të përshpejtohet procesi i vaksinimit.

Prioritet mbi prioritetet duhet të jetë trajtimi i dinjitetshëm i mantilbardhëve dhe sigurimi i vaksinave, e jo të pritet lëmoshë në kohën kur per çdo ditë na vdesin me dhjetëra qytetarë.

Ministri i Shëndetësisë s’mundet ta fajësojë popullin për mosvaksinim, ai e din se ka përgjegjësi morale e juridike në këtë rast.
Shembujt e një organizimi të mirëfilltë ka mundur t’i marrë në shtetet që e kanë kryer me sukses vaksinimin e jo krejt Kryeqyteti me një pikë vaksinimi. Shto këtu edhe vonesën dhe mungesën e vaksinave.
Ministër a Prishtinën a vaksinën”, ka shkruar Selimi.

Shfrenimi i Qeverisë Kurti, duke e injoruar vaksinimin e qytetarëve, po sjell pasoja katastrofale për qytetarët tanë….

Posted by Selim Selimi on Sunday, August 29, 2021