Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi ish-shef i Stafit në Zyrën e Kryeministrit Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka reaguar pas deklaratave tendencioze të Edi Ramës.
Me këtë rast Selimi ka sqaruar bisedën e datës 29 Prill 2019, ku ka qenë personalisht prezent.
Selimi në këtë postim nuk ka përmendur emra, por duket se ai ka aluduar në bisedën mes dy kryeministrave të atëhershëm të Kosovës dhe Shqipërisë, Ramush Haradinaj dhe Edi Rama. Selimi sqaron se kjo bisedë u zhvillua në ambientet e zyrës së Kancelares Merkel me 29 Prill 2019.
Ai bën të ditur se Haradinajt i është kërkuar nga Rama që të hiqet taksa për arsye të rregullimit të marrëdhënieve me Serbinë, ndërkohë që Haradinaj ishtë përgjigjur se çështja nuk ka të bëjë vetëm me taksën por që u kishte borxh gjithë të rënëve t’iu mbrojë gjakun e dinjitetin.
Postimi i plotë:
Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent:
Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi.
Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.
Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje.
Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty.
Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent:Lideri X: Po hiqe at dreq…
Posted by Selim Selimi on Tuesday, August 10, 2021


