Lajme

Selim Selimi: Nëse Lumiri s’e jep nënshkrimin, është vegël e VV-së!

06/17/2021 15:27
nga:M K

Ish-ministri i drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar lidhur me dërgimin në Kushtetuese të shkarkimit të Valdete Dakës.

Madje, ai ka thënë se nëse Lumir Abdixhiku nuk e jep nënshkrimin për dërgim në gjykatë të kësaj çështjeje, atëherë ai është vegël e VV-së, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Në këtë kohë të kapjes së shtetit dhe institucioneve të pavarura nga VV, kur shkarkohen zyrtarët dhe kur planifikohen shkarkimet për qëllime politike të kontrollës dhe shtypjes, shpëtimi është te LDK. Edhe Lumiri si kryetar i partisë por edhe Vjosa si Presidente duhet të tregojnë se nuk janë vegël e VV. Lumiri duhet të japë nënshkrimet për referim të çështjes Daka në Kushtetuese e Presidentja nuk duhet ta bllokojë nëse beson fuqishëm se ka vepruar sipas kushtetutës. Le të vendos arbitri kulmor, Gjykata Kushtetuese.
Nëse LDK nuk i jep nënshkrimet atëherë Lumiri është bërë vegël e VV dhe Presidentja nuk beson në kushtetueshmërinë e vendimeve të saj.

/GazetaBlic/