Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se nëse Kosova refuzon projektin për sjelljen e gazit në Kosovë do të thotë se është kundër ShBA-së.
Selimi i ka bërë thirrje që të mos refuzojnë projektin në fjalë.
“Pozicioni ynë si kontribues në politikën globale të SHBA-së vjen me vendosmërinë tonë për të qenë besnikë dhe politikisht aktivë ndaj vlerave që të dy vendet tona përqafojnë.
Nëse refuzojmë tubacionin e gazit do të thotë se jemi kundër SHBA-së. Unë i bëj thirrje qeverisë sime që të përmbahet nga çdo akt refuzimi”, ka shkruar ai.
Our position as a contributor to #USA global politics comes with our determination to be loyal and politically active to the values both of our countries embrace. If we refuse the gas pipeline it means we are against #USA. I call my government to refrain from any act of refusal.
— Selim Selimi (@selim_selimi) September 18, 2021
Ndërkaq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Republika e Kosovës, sa i përket aspektit gjeopolitik, Kosova nuk ka rrugëdalje tjetër, përpos që të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështjen e projektit për gazsjellësin. Kështu është përgjigjur e para e shtetit për DeutcheWelle kur është pyetur se pse ka refuzim nga ana e Kosovës për një iniciativë të tillë që ka përkrahjen amerikane.
“Përse Kosova akoma nuk i është përgjigjur planit për Gazsjellësin Ballkanik. Pse ka një refuzim nga ana e Kosovës për këtë iniciativë, e cila është përkrahur edhe nga Amerika?”, thuhet në pyetjen e DË. Kosova po shqyrton mundësinë e ndërtimit të infrastrukturës së gazit. Për këtë çështje investimi, ekzekutivi ka zhvilluar takime me MCC – korporatë amerikane. Megjithatë, Express ka mësuar se qeveria i ka mbyllur derën këtij investimi duke vënë kushte të papranueshme për amerikanët. Por, ministrja e Kurtit është treguar skeptike duke thënë se nuk mund të merret një vendim pa e ditur koston.