Ish-ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, përmes një shkrimi në Facebook i është përgjigjur akuzave që kanë ardhur në drejtim të tij gjatë konferencës për media nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe zëvënësministri Blerim Sallahu, raporton Gazeta Blic.
Akuzat e HaxhiuT në drejtim të tij i ka cilësuar krejtësisht politike.
Tutje Selimi ka paralajmëruar se do të publikojë të gjithë dosjen e plotë në lidhje me rastin e tokës së SHKK-së.
Ai ka folur edhe në lidhje me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, duke thënë se e njëta ka vendosur të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve.
Reagimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sot Ministrja e Drejtësisë ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka dhënë një sër akuzash rreth punës sime në Ministri me motive krejtësisht politike.
Më lejoni që të ju informoj, që rasti i tokës së ShKK-së është një proces i cili ka filluar para mandatit tim si Ministër. Ministrja Haxhiu e din këtë shumë mirë. Dhënia me qira e tokës ka ndodhur me ankand publik. Paratë shkojnë direkt në Shërbimin Korrektues. Tokën e kemi ruajtur, kemi mbrojtur shërbimin.
Ftoj ministren që ne bazë të Ligjit për qasje në dokumente publike ta publikojë gjithë dosjen. Nëse nuk e bën këtë ministrja, do ta kërkoj zyrtarisht dosjen dhe do ta publikoj. Njëkohësisht një kopje do ta dorëzoj personalisht në Prokurori. Dosja e ankandit shumë vjeçar e konfirmon këtë gjë.
Gjithashtu me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, sot Ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve dhe ta prishë barazinë e armëve, rrjedhimisht duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës.
Spin doktoratë e VV-së kanë bërë një gabim të madh të diversionit dhe kanë zgjedhur që të fillojnë një betejë të cilën do ta humbin.
Albulena Haxhiu paralajmëron nisjen e procedurave për shkarkimin e drejtorit të SHKK-së