Showtime

Selena Gomez thotë se do të largohet nga karriera për t’u fokusuar në jetën private

08/08/2022 08:11
nga:G B

Selena Gomez është gati t’i japë lamtumirën Hollywoodit.

Këngëtarja dhe aktorja zbuloi se përfundimisht dëshiron të martohet dhe të bëhet nënë dhe se ajo është e përgatitur të largohet nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj personale.

Ylli i “Only Murders in the Building” bëri njoftimin në episodin e së premtes në “Giving Back Generation”.

“Shpresoj që të martohem dhe të bëhem nënë”, u tha 30 vjeçarja prezantueseve Raquelle Stevens dhe Ashley Cook.

“Përfundimisht, do të jem e lodhur nga e gjithë kjo, kështu që ndoshta do t’i kushtoj pjesën më të madhe të jetës sime filantropisë”.

Nuk është hera e parë që këngëtarja e “Ice Cream” flet për planet për të pasur familje.

Gjatë një paraqitjeje në qershor në emisionin e The Hollywood Reporter “Aëards Chatter”, Gomez tha se lëvizja e saj nga Texasi në Hollyëood e bëri atë të mendonte për fëmijët.

“Unë do të kisha katër fëmijë, me siguri”, tha ajo. “Ndoshta jo e planifikuar, ndoshta e planifikuar, ndoshta të dyja. Dhe nuk ka asgjë të keqe me jetën që do të kisha bërë”.

Selena këtë kohë është komentuar për një lidhje dashurie me producentin italian, Andrea Iervolino.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)