Sporti

Selektori i Kosovës në boks, Besim Brahimi: Marku është luftarak, pres fitoren e tij

09/24/2021 19:20
nga:E K

Bokseri shqiptar, Florian Marku i njohur si “Albanian King” do të përballet me ukrainasin, Maxim Prodan të Shtunën më 25 Shtator 2021 në Stadiumin ‘Tottenham Hotspur’ në Londër për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Florian Marku do të ngjitet në ring me një rekord të jashtëzakonshëm prej 8 fitoresh dhe 1 barazimi, me 6 prej fitoreve që kanë ardhur me nokaut, ndërkohë kundërshtari i tij, Maxim Prodan ka 19 meçe, 18 fitore, një barazim dhe asnjë humbje, me 15 prej fitoreve që kanë ardhur me nokaut, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky duel do të përcillet me entuziazëm të madh nga ana e shqiptarëve.

Para takimit për këtë ndeshje ka folur, selektori i Kosovës në boks, Besim Brahimi.

Brahimi është shprehur i bindur në fitoren e Markut ndaj Prodan, pasiqë Markun ai e cilëson si një djalë shumë luftarak në ring.

“Unë pres fitoren e Florian Markut, sepse ai është i uritur për fitore, ai është një djal trim dhe luftarak në ring“, tha fillimisht Brahimi për GazetaBlic Sport.

Ai poashtu i cilëson pikat e forta të Markut të jenë shpëjtësia dhe dhe shpirti luftarak.

“Pikat e tij të forta ndaj Prodan besoj që do të jenë shpejtësia dhe shpirti i tij luftarak”, përfundoi ai.

Ky meç pritet të startojë rreth orës 20:00 në kohën tonë lokale.

/GazetaBlic Sport/