Lajme

Sekuestrohet sasi e madhe e stiumulantëve seksual, kapin vlerën e 40 mijë eurove

01/08/2024 11:58
nga:G B

Njësitë e Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë.

Në komunikatën për media thuhet se është janë zbuluar dhe sekuestruar 2 mijë 880 copë mjaltë, stimulans seksual, të cilat kapin vlerën e 40 mijë eurove.

“Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit u gjet një sasi të konsiderueshme e mallrave të paligjshme. Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulans seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro”, thuhet në komunikatën për media.