Lajme

Sekuestrohet sasi e konsiderueshme e çajit për dobësim në Ferizaj, dyshohet për kontrabandim

09/12/2023 14:53
nga:N K

Kontrollet e vazhdueshme të njësive të Doganës për të luftuar kontrabandën dhe veprave të paligjshme në territorin e Republikës së Kosovës kanë rezultuar me gjetjen e mallrave të kontrabanduara tek një subjekt gjatë kontrollit të ushtruar, në Ferizaj.

Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës thuhet gjatë kontrollit është gjetur sasi e konsiderueshme të produkteve si çajit për dobësim dhe preparateve të tjera stimuluese, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës.

“Gjatë kontrollit është zbuluar edhe një armë zjarri, e cila nuk kishte dokumentacion dhe leje të nevojshme për mbajtjen dhe posedimin e saj. Duke qenë kjo një vepër penale, arma menjëherë është dorëzuar te Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se mallrat janë sekuestruar nga njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës. “Procedurat e nevojshme janë nisur për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe subjektin përgjegjës”, thuhet në njoftim.