Një shifër e konsiderueshme parash të padeklaruara, e vlerësuar paraprakisht në qindra mijëra euro, janë sekuestruar në një autobus në Portin e Durrësit.
Mësohet se paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që ndodhej në tragetin që vinte nga Bari, Itali.
Numërimi i parave vijon ende dhe pritet që në përfundim të mësohet shifra e saktë.
Për momentin raportohet se është bërë ndalimi i shoferit të autobusit.
/a2cnn/


