Lajme

Sekuestrohen mbi 26 milionë euro pasuri në Tiranë, pronësi e një 45-vjeçari të dënuar për vrasje

08/29/2025 08:39
nga:N K

Policia në Tiranë ka sekuestruar pasuri me vlerë prej 26 milionë e 500 mijë euro, nën pronësi të një 45-vjeçari të dënuar për vrasje dhe për pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike, nga autoritetet italiane.

Sipas njoftimit të policisë, pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro.

“Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet tutje në njoftim.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.