Lajme

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe një thikë në rajonin e Prishtinës, shoqërohen në Polici dy të dyshuar

04/09/2023 18:59
nga:G B

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë në rajonin e Prishtinës, ndërsa janë shoqëruar në Polici dy të dyshuar.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Policia, ku thuhet se sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.

“Në rastin e parë në lagjen Sofalia, në Prishtinë, pas raportimit për të shtëna me armë, menjëherë kanë reaguar njësi të stacionit Qendra, të cilët kanë shoqëruar një person dhe sekuestruar, një armë zjarri”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje, dhe përdorim të armës.

“Ndërsa rasti i dytë i sekuestrimit të një arme zjarri dhe një thike, është realizuar nga njësite të stacionot Veriu, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, ku për veprën sulm dhe armëmbajtje pa leje është shoqëruar i dyshuari: F.C, mashkull, 25 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në fund të njoftimit.