Lajme

Sekuestrohen dy armë në Orllan dhe Batllavë – një nga të dyshuarit kishte shtënë në aheng familjar

04/23/2023 23:35
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në dy fshatra të Prishtinës, Batllavë dhe Orllan.

Sekuestrimi i parë është realizuar , në fshatin Batllavë, ku për intervistim është shoqëruar në stacion policor i dyshuari S.S, mashkull, 40 vjeç.

Personit të dyshuar i është gjet dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit TT, një karikator me dy fishekë.

Ndaj personit të dyshuar është inicuar rast për veprat, Mbajtje në pronësi , kontroll apo posedim i pa autorizuar i armës si dhe përdorim i armës, pasi që i njëjti dyshohet të ketë shtënë në një aheng.

Ndërsa sekuestrimi i armës së dytë, është bërë në fshatin Orllan të Podujevës.

Arma e zjarrit e tipit CZ dhe një karikator me 5 fishekë, i janë gjet dhe sekuestruar personit të dyshuar J.A, mashku