Lajme

Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni

04/26/2024 12:17
nga:Gazeta Blic

Njësit patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare-Hani i Elezit, të enjten në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit, kanë vërejtur një automjet të dyshuar dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar.

Policia e Kosovës njofton se drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.

Policia ka tërhequr automjetin me targa të dhe Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuar: 1. 360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit Lord; 2 79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit Marlboro; 3.60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit Llord; 4.60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit Dunhill; 5.80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit Davidof, 6.80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit West; 7.20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit Royal dhe 8.20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit Vrginia.

Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kg duhan i gatshëm për treg. Vlera e malit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.

Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Hani i Elezit.