Për një dozë ekstra të lirimit të stresit, gjeni kohë të përqafoheni para se të dilni nga shtrati dhe të futeni në dush.
Pas një dite të gjatë në punë, ajo çfarë dëshironi është të shkoni në shtrat dhe të flini. Por në mëngjes, atëherë kur rrezet e diellit futen nga dritarja, një raund seksi duket si ide e mirë.
Nëse ju pëlqen seksi i mëngjesit, nuk jeni të vetmit. Në vitin 2015, kompania e lodrave të seksit “Lovehoney” kishte anketuar 2300 të rritur për kohën se kur preferojnë të bëjnë seks.
Meshkujt kishin pasur tendenca të shprehin dëshirë për seks rreth orës 6:00 deri 09:00 të mëngjesit, kur “kulmin e eksitimit” e kishin arritur në 7:54 të mëngjesit.
E kundërta kishte qenë e vërtetë për femrat, të cilat kishin preferuar seks mes orës 11:00 dhe 14:00. Seksi i mëngjesit është i mahnitshëm, jo vetëm sepse seksi është i kënaqshëm, por për shumë arsye tjera.
Seksi i mëngjesit ju bën më produktiv: Në një anketim të këtij viti, ‘Mattress Advisor’ i cili kishte pyetur rreth 1000 të rritur që jetojnë me partnerin rreth qëndrimeve të tyre sa i përket seksit të mëngjesit. Më shumë se gjysma e meshkujve, 53% kishin thënë se seksi i mëngjesit i bën më produktivë gjatë ditës.
Seksi i mëngjesit lufton stresin: Seksi e mbush trupin me oksitoksinë, hormon i cili e liron stresin dhe ju bën të ndiheni të relaksuar e të lumtur. Pra, s’është aspak një mënyrë e keqe për ta tejkaluar një ditë të vështirë në punë.
Për një dozë ekstra të lirimit të stresit, gjeni kohë të përqafoheni para se të dilni nga shtrati dhe të futeni në dush.
Nivelet e testosteronit janë më të larta në mëngjes: Në mëngjes nivelet e testosteronit janë më të larta, që do të thotë se për meshkujt, edhe epshi seksual është më i madh. /Lajmi.net/