Portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma kishte veshur doreza unike gjatë fitores së kombit të tij kundër Belgjikës.
22-vjeçari ishte duke përdorur dorezat Predator Pro për t’iu përshtatur këpucëve të tij, të pajisur me thumba për të ndihmuar portierin të g9odite më mirë topin, përcjell GazetaBlic Sport.
Portieri pati një paraqitje të shkëlqyeshme kundër Belgjikës në fitoren 2:1, duke bërë disa pritje cilësore për të mbajtur epërsinë e Italisë.
Por portierët e klasit botëror, të tillë si Donnarumma, kanë gjithmonë ‘Predators’ në duart e tyre.
Dorezat Predator Pro kanë një çmim prej 100 funtave dhe janë të pajisura me 288 ‘thumba’ për të ndihmuar portierët që të ndalojnë më mirë topin.
Më herët këto doreza i ka përdorur edhe portieri i Manchester United, David De Gea.
/GazetaBlic Sport


