Showtime

“Sekrete publike”, këta janë personazhet më të përfolur të momentit

10/04/2021 15:55
nga:Genita C

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli, ka kohë që është duke shijuar lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin turk i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta.

Ndonëse çifti po shijojnë lidhjen e tyre, këngëtarja shqiptare vazhdon të ndajë me fansat momente të lumtura në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.

Të tilla janë edhe postimet përmes të cilave zbulon surprizat e mrekullueshme nga personi i zemrës.

Krahas kësaj, dyshja janë përfolur për një kohë të gjatë se do të bëhen prindër dhe asnjëherë nuk pati reagime nga vet çifti.

Mirëpo, në medie është duke u aluduar se Genta është shtatzënë dhe shumë shpejt do të sjell në jetë binjakët e saj.

Madje sipas burimeve të Prive.al dyshja janë duke u bërë gati për një super ‘baby shower’ që do të organizojnë këto ditë, me që rast do të zbulohet edhe gjinia e binjakëve.

Mc Kresha dhe partnerja e tij, Erzina u bënë prindër për herë të parë në qershor të këtij vitit 2020. Ata mirëpritën në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Iza.

Reperi është treguar shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private dhe gjatë gjithë kësaj kohe që është bërë baba nuk ka publikuar asnjë foto.

Mirëpo, Mc Kresha është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij private.

Në medie është duke qarkulluar lajmi se Mc Kresha do të bëhet baba për herë të dytë por deri më tani nuk ka pas reagim të këngëtarit.

Këngëtarja Fjolla Morina, gjatë kohës kur ishte në arrati, u martua me një ceremoni private në Maldive me biznesmeni Fisnik Syla.

Së fundmi, çifti janë vënë në qendër të vëmendjes së mediave për faktin se këngëtarja e ka mbyllur llogarinë e saj të Instagramit dhe Fisnik Syla ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij.

Mbi të gjitha Fisniku nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

Pas lirimit nga paraburgimi, Fjolla u rikthye fuqishëm në rrjetet sociale kështu edhe duke ‘”thumbuar” Fisnikun.

“Nje grua e bukur edhe e panvarun eshte rrezik i perjetshem.”, shkroi ajo në postimin e fundit në Instagram ku shtoi edhe më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme mes tyre./GazetaBlic/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)