Lajme

Sekretarja e re e MASHT-it- “shoqe” e ministres Nagavci (foto)

12/13/2022 11:17
nga:Gazeta Blic

Sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, Fadile Dyla e cila sot u emërua nga Qeveria, duket se është “shoqe e ngushtë” me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Me një shikim të thjeshtë në Facebook, Dyla ka foto me ministren e Arsimit, të cilat shihen shumë të afërta ndërmjet vete, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, nga MAShT-i kanë thënë se për këtë pozitë kanë aplikuar pesë kandidatë, ku katër prej tyre kanë hyrë në listën e ngushtë.

Fadile Dyla emërohet sekretare e përgjithshme e MAShT-it