Lajme

Sekretari i QV-së merr me vete vulën, bllokohet procesi i votimit: Kishte parregullsi dhe u largova

05/11/2025 14:01
nga:G B

Në mesditë sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, ka marrë edhe vulën me vete duke bllokuar procesin e votimit. 

Pas disa momentesh tensioni, në një intervistë për Top Channel me gazetaren Kristi Gongo sekretari tregon se u udhëzua nga strukturat e PD që përfaqëson në komision për të vepruar në atë formë.

“Kishte votime familjare, patronazhistë ndaj u largova, mora udhëzimin e strukturave”, tha ai.