Lajme

Sekretari i Përgjitshëm i PD akuzon dy efektivë policie: Më sulmuan në protestë dhe do japin llogari për dhunën ndaj opozitarëve

04/18/2026 16:16
nga:Y I

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka akuzuar publikisht Rebani Shehun, të identifikuar si zv. komandant njësie në FNSH, për sulmin me spërkatje drejtpërdrejt në fytyrën e tij, në protestën e 17 prillit.

Noka, në një postim publik akuzon një zyrtar policor të forcave Shqiponja të identifikuar si Enid Pasho, duke e lidhur atë me aktivitete të paligjshme, si shpërndarje droge në gjimnazet e Fierit.

Noka thekson se, këta armiq do japin llogari për aktet dhe dhunën e tyre ushtruar kundrejt popullit opozitar.

Postimi:

Mbajini mend këta armiq të popullit opozitar!

Do të japin llogari për aktet e tyre.

ENID PASHO

Komandant i Shqiponjave, i emëruar së fundmi. Organizator dhe koordinator i shpërndarjes së drogës në gjimnazet e Fierit.