Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Giorgio Marchetti, ka konfirmuar se nëse Fiorentina fiton titullin e Ligës së Konferencës dhe përfundon jashtë top 7 në Serie A, Italia mund të ketë nëntë skuadra që do të garojnë në turnetë evropiane sezonin e ardhshëm.
Sqarimi vjen në mes të një konfuzioni për shkak se Italia fitoi një vend shtesë në Ligën e Kampionëve duke kryesuar renditjen e UEFA-s për kompeticionet e klubeve. Nëse Fiorentina triumfon ndaj Olympiacos në finalen e Konferencës së Ligës më 29 maj, do të sigurojë një vend në Europa League.
Marchetti shpjegoi për Sky Sport Italia se:
“Nëse Fiorentina fiton Ligën e Konferencës dhe përfundon e teta, dhe Atalanta fiton Ligën e Evropës, vendi i nëntë në Serie A do të kualifikohet në Ligën e Konferencës me nëntë skuadra italiane në kupat evropiane”.
Kjo do të thotë se Torino ose Napoli mund të kualifikohen në Conference League, në varësi të rezultateve të raundit final.
/GazetaBlic Sport