Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dënoi sulmin në Moskë që la më shumë se 130 të vdekur, duke theksuar se ISIS-i është një kërcënim i rëndësishëm global në një konferencë për shtyp të shtunën.
Guterres bëri thirrje për intensifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar organizatën terroriste dhe për të parandaluar sulmet e ardhshme në mbarë botën, raporton CNN.
“ISIS është një organizatë terroriste që vepron në disa pjesë të botës dhe është një kërcënim shumë serioz për të gjithë ne. Ne dënojmë fuqishëm – e konsiderojmë absolutisht të patolerueshëm – sulmin që ndodhi në Moskë”, tha Guterres.
“Dhe ne inkurajojmë të gjitha vendet të punojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që të sigurohemi që ISIS-i nuk do të ketë kapacitetin për të goditur përsëri askund tjetër në botë. ISIS është një organizatë terroriste që duhet të luftohet me vendosmëri, në bashkëpunim me shumë ndërkombëtarë”, vazhdoi ai.