Sporti

Sekretari i Llapit, Muhamet Rexhepi dënohet me 4 muaj nga Komisioni Disiplinor i FFK-së

03/07/2023 17:39
nga:Mergim Rreci

Sekretari i skuadrës së Llapit, Muhamet Rexhepi është dënuar me 4 muaj nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Rexhepi nuk do të ketë të drejtë të ushtrojë detyrën për 4 muaj radhazi në ndeshjet e organizuar nga FFK-së, kjo për shkak të ofendimeve të mëdha ndaj gjyqtarëve në ndeshjes mes Dritës dhe Llapit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas përfundimit të ndeshjes ai është futur në zhveshtore duke vazhuar ofendimet që i bëri edhe gjatë ndeshjes, duke u ndëshkuar më pas direkt me karton të kuq.

Ja njoftimi i plotë:

“Përfaqësuesi zyrtar i FC ”Llapi”, Muhamet Rexhepi nr ID 001413M88. Në min e 56 -të, fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalët: ”Nuk kanë faj ata që të kanë dënuar 7-8 xhiro mirë ta kanë bërë, e unë ta bëjë ma zi”. Pas përfundimit të ndeshjes ka ardhur në zhveshtore duke vazhduar me ofendime dhe kërcënime në prezencën e gjyqtarëve të ndeshjes. Ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe zyrtarëve të ndeshjes Drita –Llapi. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika E të Rregullores disiplinore; Dënohet me 4 (katër) muaj me mos ushtrim të detyrës zyrtare.”

/GazetaBlic Sport/