Sekretari i Përgjithshëm i Galatasaray, Eray Yazgan ka bërë një deklaratë për TV100 pas derbit Galatasaray-Fenerbahçe.
Ai u mor më shumë me deklaratën e Jose Mourinhos, i cili tha: “”Pankina e Galatasarayt po kërcente si majmunët pas çdo vendimi të duhur të gjyqtarit”, tha Mourinho.
E Yazgan nuk priti shumë dhe i replikoi duke thënë se këto deklarata janë të papranueshme dhe se “Special One” e ka fyer popullin turk nga dita që ka ardhur.
“Më vjen turp dhe pikëllim nga këto deklarata! Jam shumë i inatosur. Ai ka fyer popullin turk dhe Turqinë që nga dita që ka ardhur”, tha fillimisht Yazgan.
“Ne presim reagim nga TFF, drejtësia turke, UEFA, FIFA dhe Fenerbahce! Presim nga tifozët e Galatasaray, tifozët e Fenerbahçes, tifozët e Beşiktashit… Ne presim që të gjithë njerëzit të reagojnë së bashku”, vazhdoi ai.
“Nuk po flas si tifoz i Galatasaray, por si turk. Të gjithë duhet të tregojnë zemërimin e tyre ndaj këtij njeriu. Volkan Demirel, duhet të reagoni edhe ju”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


