Lajme

Ekrem Hyseni: Trimat si Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, nuk kursyen asgjë që ne sot të gëzojmë lirinë

01/31/2025 14:20
nga:Mergim Rreci

Në 28 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni  së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, në Orllan si dhe në Kompleksin “Baza e parë e UÇK-së”, në Lladoc.

“Çmimi i lirisë ishte i madh, por trimat si Komandanti Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, nuk kursyen asgjë që ne sot të gëzojmë atë”, ka shkruar ai në postimin e tij.