Lajme

Sejdiu: Rugova vuri themelet e miqësisë me SHBA-të e Evropën

01/21/2026 13:39
nga:G B

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se në shtyllat kryesore të vizionit të Rugovës për shtetndërtim ishin krijimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me personalitete dhe institucione e qeveri. Shtoi se ai vuri themelet e miqësisë së Kosovës me SHBA-të e Evropën.

“Ishte një intelektual, kritik, nacional dhe paqësor, që idetë nacionale për liri arriti t’i mbillte jo vetëm te populli i Kosovës por edhe në opinione e institucione ndërkombëtare. Andaj filozofia e tij paqësore u pranua dhe gëzon aq shumë respekt në katër anët e globit”, tha Sejdiu.