Lajme

Sejdiu: Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda

06/29/2026 21:36
nga:G B

Aktualiteti politik, u diskutua sonte në edicionin e radhës të Rubikonit.

Analisti politik Dardan Sejdiu, ishte tejet skeptik se mund të arrihet konsolidimi i institucioneve të reja, duke u bazuar në këto rezultate zgjedhore.

Sejdiu parasheh se do të ketë edhe një proces zgjedhor në Kosovë.

“Proceset zgjedhore s’kanë me na u nda”, u shpreh Sejdiu në Klan Kosova. “Kemi me përfundu edhe në një proces tjetër zgjedhor, 60 ditë pas certifikimit të rezultateve. Nuk shoh qysh dalim prej kësaj situate”, theksoi ai.