Lajme

Sejdiu: Politika shqiptare përgjithësisht është ende në grackën e ndezjes nacionaliste paraelektorale

08/04/2025 22:18
nga:Y I

Analisti politik, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” foli në lidhje me brohoritjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ai ndër të tjera u shpreh se politikat shqiptare përgjithësisht është ende, siç tha ai, në grackën e ndezjes nacionaliste paraelektorale.

“Politika shqiptare përgjithësisht, përjashtoje Shqipërinë, është ende në grackën e ndezjes nacionaliste paraelektorale. Po përdoret si mjet për të mos menduar për zhvillim e progres, për interes i cili ka të bëjë me mirëqenien tonë si popull, si komb, si mundësi, por më shumë për mirëmbajtje të elitave të cilat e kanë legjitimitetin pikurisht aty” , u shpreh ai.