Ish presidenti Fatmir Sejdiu ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të Presidentit Bujar Nishani, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Nishani ishte një personalitet i veçuar, i cili si president i vendit la gjurmë të mira dhe të pashlyeshme.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Prehu i qetë i dashur President
E morra më pikëllim të thellë lajmim për vdekjen e hershme të Presidentit Bujar Nishani.
Kjo është një humbje e madhe për familjen, miqtë e bashkëpunëtorët dhe shtetin shqiptar.
Ishte një personalitet i veçuar dhe jashtëzakonisht mirë i ndërtuar në profesionin që kishte zgjedhur atë të ushtarakut dhe me vonë të liderit të urtë të Shqipërisë.
Si President i vendit ai la gjurmë të mira dhe të pashlyeshme duke u përballur me sukses me sfidat e shumta që i kishte vendi.
Kam pasur nderin që ta takoj disa herë dhe të këmbejmë mendime për shumë çështje të rëndësishme.
Familja e tij krahas dhembjes që e ka, duhet të ndjehet krenare për personalitetin, jetën dhe veprën e tij.
Nga thellësia e shpirtit ju shprehë ngushëllimet e mia!
Prehu i qetë President i dashur!


