Lajme

Sejdiu: Mjekët kanë hasur në vështirësi në plotësimin e formularit për deklarimin e pasurisë!

03/16/2024 10:40
nga:Y I

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka deklaruar se nuk kanë shifra të sakta se sa mjekë e kanë deklaruar pasurinë.

“Jo nuk kemi shifra, por mbi 90% e kanë deklaruar”, ka thënë ai.

I, pyetur se a kanë hasur në vështirësi në plotësimin e formularit, Sejdiu ka thënë se vështirësitë kanë qenë të shumta dhe shumë prej tyre edhe kanë gabuar në mbushjen e formularit.

“Është e vërtetë që kanë pas mjaftë vështirësi sepse nuk ka pas informim mjaftueshëm nga zyrtarë të cilët do të duhej t’i informonin dhe janë nëpër institucione shëndetësore për të dhënë shpjegime. Është shumë e vërtetë dhe nga ajo sa kam kuptuar unë ka mjaftë të cilët kanë bërë gabime gjatë plotësimit të formularit pasi që s’ka qenë i lehtë për ata të cilët nuk e kanë deklaruar kurrë”, është shprehur Sejdiu, për Front Online.