Lajme

Sejdiu: Mbështesim vendimin për deklarimin e pasurisë së mjekëve, por atë ta deklarojnë të gjithë që paguhen nga buxheti!

12/10/2021 19:20
nga:Y I

Oda e Mjekëve të Kosovës e mbështet vendimin e Qeverisë për deklarimin e pasurisë nga ana e mjekëve.

Kështu ka konfimuar për “Gazeta Blic”, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Sejdiu deklaroi se e kanë mbështetur që nga fillimi këtë nismë, por theksoi se kjo duhet të bëhet për të gjithë, dhe jo të drejtohet gishti vetëm tek dikush, pasi është diskriminuese.

“Po, ne e përkrahim vendimin e Qeverisë për deklarimin e pasurisë nga ana e mjekëve. Ne e kemi përkrah prej fillimit, bile që në kohën kur Abelard Tahiri e patë deklaru që do të futen mjekët në deklarimin e pasurisë. Ne e kemi përkrah si ide, por jo vetëm ne, por të gjithë që marrin paga në sektorin publik pa përjashtim. Edhe tani ne i kemi qu komentet tona gjatë draftimit të këtij ligji, e kemi përkrah që duhet të deklarohet”, tha ai.

“Dy komentet tona që duhet të futen në këtë ligj kanë qenë një, të futen të gjithë ata që marrin pagë duke filluar që nga roja, ata që lëshojnë patentë-shofer, mjeku, profesori, pra të gjithë askush nuk është imun ndaj fenomenit. Por nëse tash veqohet, kemi drejtim të gishtit dhe është diskriminuese. Që të mos kemi probleme me ankesa në Kushtetuese si diskriminuese siç ka ndodh me pagat, atëherë duhet të futen të gjithë. Edhe komenti i dytë që ne e kemi dërgu, çështja e deklarimit të pasurisë të harmonizohet me ligjet që janë në BE” tha Sejdiu për “Gazeta Blic.

Në lidhje me këtë vendim ka folur  edhe kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj theksoi se deklarimi i pasurisë duhet të bëhet tek të gjithë pa përjashtim, që nga mësuesit në çerdhe e deri tek profesorët që të shihet gjendja reale e tyre.

“Me sa unë kuptova, kjo vlen për profesorët e nderuar të universiteteve dhe besoj se ata do të dekalarohen vetë pasi e dinë më së miri se çfarë do të thonë. Pasi i ka kry të gjitha punët, pse jo të merret edhe me këto, por mbase do të ishte mirë t’ja fillojë me krejt sistemin arsmmor që nga çerdhet dhe pastaj do të shihej pasqyra e saktë e gjendjes së tyre ekonomike. Do të shihej se pjesa dërmuese jetën e kalojnë duke hyrë në kredi, qoftë për mobilje në shtëpi apo për të shkolluar fëmijët e tyre. Mendoj se Qeveria ka punë shumë më të mëdha për të bërë se këto, por është e drejtë e tyre dhe profesorët do të përgjigjen vetë në këtë vendim të Qeverisë. Tek e fundit pasurinë që e ka dikush e ka këtu dhe ajo smund të fshehet” tha shkurt Jashari për “Gazeta Blic”

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, miratori propozimin e zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë.

/Gazeta Blic/

“Pasi i ka kry të gjitha punët, le të merret edhe me këto”- Jasharaj ironizon me Qeverinë pas vendimit për deklarimin e pasurisë për profesorët!

Blerim Syla: Shantazh dhe shkelje e Kushtetutës vendimi për deklarimin e pasurisë nga mjekët dhe profesorët!