Lajme

Sejdiu “ironizon” me Kurtin për qenin te QKUK-ja

04/17/2021 09:08
nga:M K

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ende pa u bërë kryeministër për herë të parë, teksa premtonte përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, kishte thënë që nën qeverisjen e Vetëvendosjes nuk do të shihet më as “qeni topall” në oborrin e QKUK-së.

E këtij premtimit të Kurtit i është rikthyer, Dardan Sejdiu, bashkëpartiaku i dikurshëm.

Në një postim në twitter, Sejdiu ka thënë se nuk po i bëhet kurrfarë zgjidhje “qenit topall”

“Kurqysh me ia ba zgjidhjen atij qenit topall te QKUK”, ka shkruar Sejdiu.

LEXO EDHE:

​Kërkohet të ndalet praktika e avancimit të prokurorëve në emër të transferimit të përkohshëm